BallinaLajmeKoçijançiç: Nuk është e vërtetë që Mogherini iku nga takimi me Haradinajn

Koçijançiç: Nuk është e vërtetë që Mogherini iku nga takimi me Haradinajn

Të ngjajshme

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur rreth çështjes së zgjedhjes...

Jeffrey Epstein, krijimi i një përbindëshi

Sikur financieri dhe pedofili i ndjer Jeffrey Epstein të...

Festa e Bajramit – Inspektorati në terren, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pohoi se gjatë...

Maja Koçijançiç zëdhënëse e Komisionit Europian, pohon se nuk është e vërtetë që Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini e ka braktisur takimin e Këshillit të MSA-së, midis BE dhe Kosovës.

Siç ka thënë Koçijançiç për median serbe Insajder.net, përcjell Telegrafi, Mogherini ka qenë gjatë gjithë kohës brenda në takim.

“Përfaqësuesja e Lartë ishte atje gjatë gjithë kohës”, ka thënë Koçijançiç në një përgjigje me shkrim.

Ndërkaq në lidhje me pretendimet e disa mediave se konferenca për shtyp pas takimit ishte anuluar dhe se ajo u parapri nga një atmosferë e tensionuar, Koçijançiç ka përsëritur se “konferenca u anulua për shkak të rendit të ditës”.

Mediat serbe sot kanë shkruar se Mogherini, gjoja pasi e ka marrë personalisht kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për përfshirjen e SHBA-ve në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se për këtë arsye u largua nga takimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz