back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeKoci kritikon kosovarët që nuk po mbajnë flamurin shtetëror nëpër dasme, por...

Koci kritikon kosovarët që nuk po mbajnë flamurin shtetëror nëpër dasme, por vetëm atë kombëtar

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Shumë persona zgjedhin që gjatë stinës së verës të martohen, ndryshe nga shumë vende të tjera kosovarët zgjedhin që muaji korrik dhe gusht të jenë më kryesoret për realizimin e martesës, shkruan Gazeta Metro.

Ndryshe nga shumë vende, shqiptarët ruajnë traditat e vjetra duke përdorur flamurin kombëtar kur të marrin një nuse.

Por, avokati i njohur Arianit Koci po kritikon kosovarët që nuk po vendosin flamurin shtetëror të Kosovës, por vetëm atë kombëtar, kuq e zi.

Koci sot ka rastisur në katër dasma të ndryshme, derisa në asnjërën nga to nuk ka parë flamurin e shtetit tonë, veçse atë kombëtar.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot, rrugëve të Kosovës i pashë 4 (katër) dasma. Asnjëra nuk e kishte flamurin e Kosovës, vetëm flamurin shqiptar.

Flamuri kosovar duhet të jetë krahas atij shqiptar.

Nëse ne nuk e promovojmë flamurin tanë, po presim që të tjerët e bëjnë a?

Përndryshe, në një dasem te ne, kam parë edhe flamur amerikan e gjerman – vetëm kosovar jo.

Nuk po e kuptoj pse ky mohim?./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz