Koalicioni drejt finales, takohen përsëri Mustafa e Haradinaj
03

Lexo edheBanka Botërore paralajmëron krizë më të gjatë ekonomike për Kosovën nëse kufizimet zgjasin deri në shtator

Ka nisur takimi i radhës mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Takimi po mbahet para mbledhjes së AAK-së, ku pritet të finalizohet dhe votohet koalicioni i ri qeverisës, shkruan lajmi.net.
Zyrtarë të partive që janë në bisedime për koalicion qeverisës kanë paralajmëruar se marrëveshja pritet të përfundohet brenda këtyre dy ditëve.

Lexo edheBanka Botërore paralajmëron krizë më të gjatë ekonomike për Kosovën nëse kufizimet zgjasin deri në shtator
Takimi mes dy liderëve po mbahet në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Pjesë e qeverisë së re të kryesuar nga Avdullah Hoti do të jetë edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit.