back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKlubi i Prodhuesve bënë thirrje që Shqipëria të rindërtohet me produkte Made...

Klubi i Prodhuesve bënë thirrje që Shqipëria të rindërtohet me produkte Made in Kosova dhe Made in Albania

Të ngjajshme

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Pezullimi i dialogut strategjik, Shtuni: SHBA është lodhur me papjekurinë dhe veprimet e papërgjegjshme të Kurtit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ardian Shtuni, ka...

Chelsea dështon në minutat e fundit

Skuadra e Chelseat ka dështuar të fitojë në ndeshjen...

Klubi i Prodhuesve të Kosovës u bënë thirrje qeverisë së Shqipërisë por edhe të gjitha organizatave humanitare të cilat janë duke ndihmuar në rindërtimin e shtëpive dhe objekteve të rrënuara nga tërmeti i fundit në Shqipëri që të gjitha materialet ndërtimore dhe ndihmat tjera të jenë produkte të cilat janë Made in Kosova dhe Made in Shqipëria.

“Pas mbështetjes së menjëhershme që ju dha të prekurve nga tërmeti me produktet esenciale, tani është e nevojshme që në shenjë solidarizimi por edhe si një simbolikë e veçantë, Shqipëria duhet të rindërtohet me produkte shqiptare. Duke pasur parasysh qe demet e tërmetit janë shumë te mëdha, blerja e produkteve vendore do të ndihmonte në rigjenerimin e ekonomisë, ku do të mundësonte zhvillimin e saj por edhe hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve”, thuhët në njoftimin për media të Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Klubi edhe një herë bashkë ndjenë me të prekurit e tërmetit dhe gjithmonë do të jetë një mbështetje e fortë për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz