Klinë, arrestohet se vodhi bojlerë, shporet e karrige
Policia e Kosovës, konkretisht njësia e hetimeve e Stacionit policor në Klinë kanë kapur në flagrancë dy të dyshuar për vjedhje, në fshatin Grapc.
Të dyshuarit, njëri nga ta i mitur, ishin duke kryer vjedhje në shtëpitë e komunitetit serbë.
Gjatë intervistimit, i dyshuar F.A. ka pranuar se kishte thyer dy shtëpi në atë fshat dhe në njërënshtëpi kishte marrë katër karrika druri dhe një bojler.

Lexo edheHajni ia vjedh kuletën studentës në furrë në Prishtinë
Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e te dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy bojlera, një mikrovalë, një shporet i rrymës, 8 qese me detergjent, 8 karrika druri, 3 enë për ushqim, dy bidona plini, një grirëse e mishit, 8 litra shampon për enë dhe 4 shishe qelqi me alkool, te cilat dyshohet te jenë vjedhur pikërisht në këto dy shtëpi.
Pas intervistimit i dyshuari F. A. është ndaluar në për 48 orë, ndërsa i mituri është liruar.














