back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKlinaku: Këta politikan kanë qenë kundër pastrimit të listave të veteranëve

Klinaku: Këta politikan kanë qenë kundër pastrimit të listave të veteranëve

Të ngjajshme

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

Transmetuesi shtetëror irlandez RTE ka deklaruar se nuk do të...

Organizata e Veterënave të Luftës, ka propozuar që të pastrohen listat e veteranëve, nga ata që janë bërë pjesë e tyre, por që nuk kanë marrë pjesë në luftë. Kështu ka deklaruar sekretari i OVL, Faton Klinaku, i cili ka thënë se kundër kësaj kanë qenë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

“Qëndrimi ynë ka qenë që t’i pastrojmë listat. Por Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë thënë të mos preken pasi shkaktohet turbullira”, tha Klinaku.

“Këshilli Drejtues ka 61anëtarë, ekziston procesverbali ku kemi votuar për këto ndryshime. Na kanë sjell këtë gjendje. Daut Haradniaj s’ka mund t’i nxjerr veteranë krejt brigadën. Edhe komandantët tjerë të zonave e kanë fryrë numrin e listave”, tha ai.

“Opinioni e di se më shumë 25 mijë ushtarë s’kanë qenë. Është rritë lista nga politika”, ka thënë Klinaku në Ora e Fundit.

Ngutja e këtij ndryshimi, sipas tij, është bërë për shkak të kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Klan Kosova/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz