back to top
Wednesday, September 3, 2025
BallinaLajmeKlinaku e Selmani në Gjykatë përballë Kurtit, s’e pranojnë se e kërcënuan

Klinaku e Selmani në Gjykatë përballë Kurtit, s’e pranojnë se e kërcënuan

Të ngjajshme

Faton Klinaku, një prej drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Nuredin Selmani, janë paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuar për kërcënim ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën ku po merr pjesë edhe Kurti, Klinaku dhe Selmani nuk e pranuan fajësinë, raporton nga Gjykata gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova.

Klinaku s’e pranoi fajësinë, duke konsideruar se nuk ka vepër penale në atë çfarë ka thënë për Kurtin.

“Konsideroj se nuk ka vepër penale dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kanosje dhe nuk e pranoj”.

I pafajshëm u deklarua edhe Selmani.

“Jo, nuk e pranoj”, tha ai.

Klinaku dhe Selmani akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se e kanë kërcënuar Kurtin përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.

Faton Klinaku ka shkruar në Facebook në fillim të gushtit se ai dhe avokati i tij nuk ishin informuar se ndaj tij ishte ngritur kjo aktakuzë, por shtonte se “mezi pret” që të ballafaqohej me Kurtin në Gjykatë.

Prokuroria Speciale tha se më 30 gusht të vitit 2023, Klinaku e kishte përsëritur një postim me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit ku thuhej: “… Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras Albin Kurtin sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz