BallinaLajmeKKSH: Shqiptarët po përjashtohen nga institucionet publike në Luginë

KKSH: Shqiptarët po përjashtohen nga institucionet publike në Luginë

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës ka reaguar ashpër ndaj vendimit për emërimin e katër personave nga komuniteti serb, përfshirë një nga Vranja, në Administratën tatimore në Bujanoc, komunë ku shqiptarët përbëjnë rreth 63% të popullsisë.

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar, Enkel Rexhepi, ky veprim përbën një rast të qartë diskriminimi dhe përjashtimi të shqiptarëve nga jeta publike dhe institucionale.

Në reagimin e Rexhepit thuhet se vazhdimi i përjashtimit të shqiptarëve nga punësimi dhe përfaqësimi në institucionet publike të nivelit republikan dëshmon se qeveria nuk po respekton Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet e arritura, përfshirë Marrëveshjen e Konçulit, planin me 7 pika të vitit 2013 dhe Planin e integrimit të pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në sektorin publik për periudhën 2023–2026.

Rexhepi njofton se këtë çështje do ta adresojë edhe para faktorëve ndërkombëtarë, duke e cilësuar si shembull të pastër të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Bujanoc./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz