BallinaLajmeKjo fabrikë në Kosovë po kërkon 105 punëtorë, mund të aplikoni deri...

Kjo fabrikë në Kosovë po kërkon 105 punëtorë, mund të aplikoni deri më 10 shtator

Të ngjajshme

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka e ka postuar një konkurs për 105 vende të lira të punës në fabrikën e Kërpudhave.

“Fabrika më e madhe në Europë për këtë lloj kërpudhash fillon punë së shpejti”, ka shkruar Lluka, duke e etiketuar kompaninë “Mabetex Group”.

Vendet e punës që kërkohen janë: Punëtorë të prodhimit (30 pozita të lira), punëtorë të korrjes (30 pozita të lira), si dhe punëtorë të paketimit (30 pozita të lira).

“Kompania “Oriental Mashrooms” me lokacion në Banullë të Lipjanit është në prag të fillimit të prodhimit të kërpudhave “Eryngii”, prandaj shpall konkurs për këto vende të reja të punës”, thuhet në konkursin për vende të reja të punës.

Afati i fundit për aplikim është data 10 shtator.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz