back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKjo është zyrtarja e MASHT’it që u kap në Bruksel duke vjedhur...

Kjo është zyrtarja e MASHT’it që u kap në Bruksel duke vjedhur (Foto)

Të ngjajshme

Festa epike e Anthony Joshuas pas nokautit që ia bëri Jake Paulit

Anthony Joshua ka fituar meçin ndaj Jake Paul, duke...

Hamza publikon zotimin e dytë programor: Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale (VIDEO)

Bedri Hamza, Kryetar i PDK-së dhe kandidat për Kryeministër,...

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

E rëndë: Dalin pamjet e momentit kur ekzekutohet futbollisti 33-vjeçar në Ekuador

Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të futbollistit Mario Pineda...
- Advertisement -

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi e ka konfirmuar edhe emrin e zyrtares së suspenduar nga puna në MASHT pas kapjes së saj nga policia duke vjedhur në një qendër tregtare në Bruksel. Ajo është Igballe Cakaj, udhëheqëse e sektorit të trajnimeve në Ministrinë e Arsimit.

Ministri u ka thënë mediave se me të marrë vesh për rastin e ka suspenduar këtë zyrtare, dhe po presin informata shtesë dhe tutje sipas procedurave do të jetë Komisioni Disiplinor që do t’i ndërmarr masat.

Merret vesh se Igballe Cakaj në një qendër tregtare kishte hyrë për të blerë rroba, një pjesë të së cilave e kishte paguar, por pjesën tjetër dyshohet se e kishte fshehur në çantë.

Gjatë asaj kohe, Cakaj ishte përcjellë vazhdimisht nga sigurimi i dyqanit dhe gjithçka është kapur gjithashtu nga kamerat e sigurisë.

Sigurimi mësohet se kishte pritur, derisa zyrtarja e Kosovës ka provuar të dalë nga dyqani me rrobat e vjedhura dhe e kanë ndaluar duke ia marrë ato.

Sigurimi më pas kishte ftuar Policinë e cila e kishte intervistuar zyrtaren e MASHT-it, e cila më pas është liruar dhe i ishte ribashkuar delegacionit.

Për më tepër, delegacioni mësohet të ishte alarmuar dhe kishte filluar ta kërkojë atë, pasi nuk kishin pasur informacione për një kohë se ku ndodhej ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz