Kjo është poezia legjendare e Dritëroit që e dinë dhe e këndojnë gjithë shqiptarët!

Është një ndër poezitë më legjendare të poetit të madh, Dritëro Agolli, e cila dihet nga të gjithë brezat e shqiptarëve.
Është një poezi, një këngë dhe vargje që s’do harrohen asnjëherë nga i madhi Dritëro. Kolosi i letra shqipe ka lënë kështu një arkiv të madhe, një pasuri të vlefshme për artin shqiptar.
KETU S’DO JEM
Ketu s’do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret
Dhe neper udhet ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate
Ti do trishtohesh atehere
Se s’do me kesh ne dhome te gjalle

Lexo edheVargjet e fundit të Dritëroit: Ç’t’i bësh… Sredaktohet një jetë
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale
Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t’vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.














