back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKjo është pasuria e Ramiz Lladrovcit (Dokument)

Kjo është pasuria e Ramiz Lladrovcit (Dokument)

Të ngjajshme

Shqiptari shpallet në kërkim nga Gjermania, akuzohet për therjen e një 37-vjeçari

Autoritetet gjermane kanë shpallur në kërkim 40-vjeçarin shqiptar Qazim...

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, zyrtari i DASh-it po qëndron në Kosovë, shkon për vizitë në KQZ

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ditën...

Lituania shpall “situatë emergjente” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania ka shpallur “situatë emergjente” më 9 dhjetor për...

Agjencia Antikorrupsion, sot ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve shtetëror.

Sipas këtij deklarimi, keq me pasuri nuk qendron as kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili është i angazhuar tash e disa vite në jetën politike, pasi për vite kishte mbajtur pozitën e Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.

Në formularin e deklarimit,si pasuri të paluajtshme, Lladrovci ka deklaruar një Shtëpi, dy Banesa dhe një Lokal si dhe shumë prona, por për asnjërën nga këto nuk ka treguar vlerën e tyre.

Por Lladrovci ka deklaruar se posedon veturë Audi A6 në vlerë prej 40 mijë euro, një veturë të markës Mercedes në vlerë prej 15 mijë euro dhe një Golf me vlerë prej 9,500 euro, të gjitha këto vetura, sipas tij i ka blerë nga kursimet familjare, raporton Magazina.al

Por nga parat e gatshme të deklaruara, i pari i Drenasit nuk qendron edhe aq mirë, pasi ai ka në dy banka jo më shumë se 3224 euro.

E sa i përket detyrimeve financiare, Lladrovci duket se është i zhytur në borxh, pasi ka 45 mijë euro kredi në dy institucione bankare, raporton Magazina.al

Në paga familja Lladrovci nuk qendrojnë fare keq, pasi nga Ministria e Jashmte, ai ka marrë mbi 41 mijë euro në vit, ndërsa bashkëshortja e tij,  e cila punon në “Kujtesa” merr në vit mbi 20 e 700 euro.

Dy fëmijët e tij futbollistë, marrin mbi 33 mijë euro në vit, ndërsa vajza e tij Kosovarja e cila është e punësuar në Bankën Qendrore të Kosovës, merr pagë 3152 euro./

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz