BallinaSportKjo është kërkesa e vetme e Khabib për tu ndeshur përsëri me...

Kjo është kërkesa e vetme e Khabib për tu ndeshur përsëri me McGregor

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Abdulmanap Nurmagomedov, babai i kampionit të botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, Khabib Nurmagomedov ka deklaruar se djali i tij është gati të zhvillojë revanshin ndaj Conor McGregor.

Gjithsesi ai ka treguar edhe kërkesën e veçantë që ka për presidentin e UFC-së, Dana White që kjo sfidë e dytë mes dy sportistëve të realizohet.

“Edhe ne e duam një revansh ndaj Conor, por kjo sfidë do t’i kushtojë disi UFC-së. Nëse ata na japin 100 milionë dollarë jemi gati të duelojmë sërish.

Pas ndeshjes që do të zhvillojmë ndaj Tony Ferguson jemi gati të duelojmë me Conor për atë shifër.

Edhe vetë Dana White ka nevojë për atë duel, por ajo sfidë ka një kosto që ai duhet ta përballojë”, tha babai i Khabib.

Khabib Nurmagomedov fitoi me “submission” duelin e parë ndaj Conor McGregor, në eventin UFC-229, zhvilluar në tetor të 2018-ës.

Ajo përballje pati mjaft tension para dhe pas saj, duke u mbyllur me një sherr masiv mes palëve, çka i kushtoi rusit 1 milionë dollarë gjobë dhe 6 muaj pezullim nga aktiviteti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz