back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKjo është familja që ka 11 anëtar të infektuar me Koronavirus

Kjo është familja që ka 11 anëtar të infektuar me Koronavirus

Të ngjajshme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 26 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkruan DrenicaPress.

Nga IKShPK-ja thonë se nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova.

Kryetari i Komunës së Gjilanit në një postim në Facebook ka thënë se 11 personat e me virus COVID19  janë nga fshati Vrapciq i Gjilanit.

Postim i Lutfi Hazirit
Lajm i keq për familjen Shaqiri dhe Gjilanin.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga të gjitha mostrat e marra sot në Gjilan, përkatësisht në Zhegër, Kravaricë, Cerincë e Vrapçiq, 11 anëtarë të familjes Shaqiri (Vrapçiq), si pasojë e infektimit nga anëtarja e familjes e cila ka ardhur nga Gjermania, fatkeqësisht rezultuan pozitivë me #Covid19.
Apeloj qytetarët që të mos kenë kurrëfarë shqetësimi sepse kemi marrë veprime për karantimim të plotë dhe menaxhim të situatës në vendet e prekura.
Duhet të potencohet se Zhegra nuk e ka asnjë rast të ri pas testit të dytë sot, dhe pjesa tjetër e komunës është e paprekur.
Faleminderit shumë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan për profesionalizimin e madh dhe falë angazhimit të tyre, është bërë lokalizimi shumë i shpejt, në momentin e zbulimit të rastit të parë.
Me mbështetjen tonë dhe ndihmën e Zotit, familja Shaqiri do ta përballojë këtë situatë më lehtë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz