BallinaLajmeKjo është arsyeja pse Bekim Jashari ende nuk ka filluar punën si...

Kjo është arsyeja pse Bekim Jashari ende nuk ka filluar punën si kryetar i Skenderajt (VIDEO)

Të ngjajshme

Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Vlerësimi i ekspertit: Ujdia e Ohrit, dështimi i madh i BE-së

Më 18 mars të vitit 2023 atëbotë kryediplomati i...

Ndonëse është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bekim Jashari ende nuk e ka filluar punën si kryetar i Komunës së Skenderajt, ku 85% e qytetarëve me të drejtë vote të këtij vendi vendosën që ai të udhëheqë komunën për 4 vjetët e ardhshëm.

Jashari nuk e ka marrë ende detyrën për shkak se shumë asamblistë nuk janë certifikuar, pasi kanë pasur ankesa të ndryshme në PZAP, raporton KTV.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, duhet që të dyja palët të bëjnë betimin. Jashari premtoi se me të marrë mandatin, do të qeverisë me përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë.

Edhe qytetarët e kësaj komune presin shumë nga Jashari. Pos Skenderajt, edhe Peja, Deçani, Fushë Kosova, Drenasi, Hani i Elezit, Lipjani, Vitia, Juniku dhe Mamusha janë komunat, të cilat procesin zgjedhor e kanë përmbyllur në rundin e parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz