back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeKjo është 23-vjeçarja që dyshohet se u arrestua mbrëmë bashkë me dy...

Kjo është 23-vjeçarja që dyshohet se u arrestua mbrëmë bashkë me dy malazezët (FOTO)

Të ngjajshme

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...
- Advertisement -

Në operacionin e policisë së Kosovës në Prishtinë, u arrestuan dje 4 persona. Dy shtetas të Malit të Zi, një i Serbisë dhe një kosovare.

- Advertisement -

23-vjeçarja e arrestuar si bashkëpunëtore.Merr vesh se është Laureta Zyba, valltare e klubeve të natës dhe shoqe e valltares së njohur kosovare Donjeta Kosumi – Kallashi.

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një bandë të përbërë prej katër personave, dy prej të cilëve kishin arrest ndërkombëtar për vrasje me shtetësi malazeze, një serb dhe një kosovare.

Merret vesh se femra e arrestuar dje si bashkëpunëtore në këtë grup, e moshës 23-vjeçare quhet Laureta Zyba.

Zyba është valltare dhe sipas publikimeve në faqen e saj të Facebookut, shihet se është shoqe e valltares së njohur Donjeta Kosumi – Kallashit.

Bëhet e ditur se të arrestuarit që janë nga Mali i Zi janë Mario Milosheviq dhe Djorgje Paviçeviq, të cilët janë duke u akuzuar për vrasje.

Policia ka bërë të ditur se të katër personat e arrestuar përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohet të jenë përfshirë edhe në veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.

Gjorgje Paviçeviq ishte i akuzuar për veprën penale rrëmbim dhe zhvatje, në një rast që kishte ndodhur në vitin 2015 në Kotor. I njëjti kishte ikur nga spitali ku po e vuante dënimin.

Dyshohet se Mario Millosheviq kishte kryer edhe vrasje të tjera në Mal të Zi si pasojë e një konflikti mes grupeve të armatosura, të cilat vazhdojnë të jenë objekt hetimi nga Policia e Malit të Zi.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz