Kishte pak kohë që kishte filluar punë si kamerier, vdes 25-vjeçari shqiptar brenda lokalit
BILLI

Lexo edheKy është kandidati për President të Shqipërisë, sigurisht kurrë s’e keni dëgjuar emrin e tij

Një 25-vjeçar shqiptar në Verona të Italisë, ka humbur jetën ndërsa po punonte në një lokal.
Mediat italiane bëjnë me dije se i riu i identifikuar si Egzon Mile, ka rënë papritur në dysheme ndërsa po u shërbente disa klientëve që kishin ardhur në restorant, ku dhe për fat të keq ka humbur jetën.
Dyshohet se shkak për vdekjen ka qenë një arrest kardiak.

Lexo edheKy është kandidati për President të Shqipërisë, sigurisht kurrë s’e keni dëgjuar emrin e tij
I riu kishte pak kohë që kishte filluar punë në lokalin që administrohej prej vitesh nga të afërmit e tij.
Edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca dhe helikopteri, nuk kanë mundur ta shpëtojnë 25-vjeçarin.