Kishte kthyer baçen në parcele kanabisi, arrestohet 23-vjeçari në Divjakë

Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas 23-vjeçar, banues në Divjakë, për akuzën kultivim të bimeve narkotike.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit në baçen e tij janë gjetur të kultivuara 26 fidanë bimë narkotike, kanabis, shkruan albeu.com.
Në pranga ka rënë Arman Lami 23-vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, Divjakë.
NJOFTIMI I POLICISË
Divjakë – Policia godet një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë autori

Lexo edheMustafa ka një njoftim të rëndësishëm për anëtaret e LDK-së
Në bazë të Planit të Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, për zbulimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë kontrollet e pandërprera në gjithë territorin e Qarkut Fier.
Si rezultat i kontrrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në fshatin Këmishtaj, pranë banesës së shtetasit Armand Lami, në baçen e tij u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 26 fidanë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Armand Lami, 23 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, Divjakë.
Materialet proceduriale do i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal. /albeu.com/














