Kirurgët në Kosovë paguhen sa shoferët e ministrave

Për sa kohë që pagat janë të ngjashme me të shoferëve dhe asistentëve të ministrave, janë sa gjysma e pagës së këshilltarëve të lartë politikë dhe janë sa një e pesta e pagës së kryeministrit dhe shefave të disa institucioneve publike, kirurgët e klinikave të QKUK-së kanë thënë se do të vazhdojnë grevën, e cila të premten ka shënuar ditën e pestë.
Greva të premten ka marrë mbështetjen edhe të opozitës, shkruan sot Koha Ditore.
Kolegjiumi i kirurgëve të QKUK-së ka marrë vendim që të vazhdohet greva deri në plotësimin e kërkesës për rritje të pagave, ka bërë të ditur Arbër Morina, kirurg në Klinikën Abdominale, në një prononcim për gazetën.

Lexo edheRrëfimi për arrestimin e të dënuarit në rastin ‘Badovci’ (Video)
“Që prej ditës së hënë kemi filluar me grevë. Kërkesa jonë e vetme është rritja e pagës. Këtë vendim e kemi marrë i gjithë kolegjiumi i kirurgëve”, ka deklaruar ai.














