BallinaLajmeLajmet e FunditKina thotë se SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave

Kina thotë se SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave

Kina thotë se SHBA ka “shkelur rëndë” armëpushimin e tyre tregtar dhe do të marrë masa të forta për të mbrojtur interesat e saj.

Ministria e Tregtisë e Kinës tha se Uashingtoni ka “minuar seriozisht” marrëveshjen e arritur gjatë bisedimeve në Gjenevë muajin e kaluar, kur të dy vendet ulën tarifat për mallrat e importuara nga njëri-tjetri.

Zëdhënësi shtoi se veprimet e SHBA gjithashtu kanë shkelur rëndë konsensusin e arritur gjatë një telefonate në janar midis udhëheqësit të Kinës Xi Jinping dhe Presidentit Donald Trump.

Komentet vijnë pasi Trump të premten se Kina kishte “shkelur plotësisht marrëveshjen e saj me ne”. Presidenti amerikan nuk dha detaje, por përfaqësuesi i tregtisë Jamieson Greer më vonë tha se Kina nuk i kishte hequr barrierat jo-tarifore siç ishte rënë dakord në marrëveshje, raporton BBC, transmeton Klankosova.

Sipas armëpushimit tregtar të arritur në maj në një takim në Gjenevë, SHBA uli tarifat e vendosura për mallrat nga Kina nga 145% në 30%.

Tarifat hakmarrëse të Kinës ndaj mallrave amerikane ranë nga 125% në 10%.

Të hënën, Pekini tha se shkeljet e marrëveshjes nga SHBA përfshinin ndalimin e shitjeve të softuerit të dizajnit të çipave kompjuterikë për kompanitë kineze, paralajmërimin kundër përdorimit të çipave të prodhuar nga gjigandi kinez i teknologjisë Huawei dhe anulimin e vizave për studentët kinezë.

- Advertisement -