KFOR-i nesër do të bëj manovra në këtë komunë, ka një kërkesë për qytetarët
BILLI

Lexo edhePendohen për koalicion me Nismën, Islam Pacolli: AKR e vetme do ta kalonte pragun

KFOR-i turk në mëngjesin e ditës së nesërme (e mërkurë) do të bëjë manovra ushtarake në komunën e Dragashit.
Nga ora 6:00 në mëngjes deri në 11:00 forcat turke do të jenë të pranishëm në këtë territor.
Ata madje kanë njoftuar se do të përdoren edhe helikopterët dhe kanë kërkuar nga qytetarët që të mos shqetësohen.

Lexo edhePendohen për koalicion me Nismën, Islam Pacolli: AKR e vetme do ta kalonte pragun
“Mëngjesin e së mërkurës, nga ora 6:00 deri në orën 11:00, ushtarët e KFOR-it turk do të zhvillojnë manovra ushtarake në territorin e komunës së Dragashit, ku do të përfshihen edhe helikopterët. Luten banorët që mos të shqetësohen, me që këto do të jenë aktivitete të rëndomta ushtarake, me qëllim stërvitjen e ushtarëve për të qenë të përgatitur për çdo lloj situate”, thuhet në njoftim. /IndeksOnline/