KFOR e FSK testojnë qëndrueshmërinë dhe aftësitë taktike në garën ushtarake në Pejë
dp

Lexo edheKomuna e Tetovës shpall 1 dhjetorin ditë zie, për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapit

Sipas njoftimit të misionit të NATO-s në Kosovë, eventi mblodhi pjesëtarë të KFOR-it nga vende të ndryshme për një garë intensive sportive-ushtarake, të krijuar për të testuar kufijtë fizikë, forcën mendore dhe koordinimin taktik.
Pjesëmarrësit iu nënshtruan një marshimi sfidues 15 kilometra me pajisje të plota luftimi, ndërsa për gjatë rrugës kaluan në disa prova:
vrapim dhe ushtrime fizike,
sfida qëndrueshmërie,
detyra taktike si hedhja e granatave,
skenarë CBRN (kimik, biologjik, radiologjik dhe bërthamor),

Lexo edheKomuna e Tetovës shpall 1 dhjetorin ditë zie, për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapit
furnizim logjistik,
ngjitje dhe zbritje në terren të pjerrët,
kalim me tirol, si dhe prova qitjeje.
KFOR theksoi se performanca e ushtarëve tregoi vendosmëri, disiplinë dhe bashkëpunim të fortë ndërkombëtar — vlera që, sipas misionit, janë thelbësore për rolin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.