BallinaSportKF Vjosa denoncon sjelljen e trajnerit Armend Dallku gjatë ndeshjes me Vushtrrinë

KF Vjosa denoncon sjelljen e trajnerit Armend Dallku gjatë ndeshjes me Vushtrrinë

Të ngjajshme

Irani arreston 25 persona për dyshime se kanë bashkëpunuar me SHBA dhe Izraelin

Ministria e Inteligjencës e Iranit thotë se 23 persona...

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

Rreth 150 vullnetarë iu bashkuan aksionit, ndërsa 15–20 persona...

Incident në ndeshjen Vjosa-Vushtrria, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar si pasojë e një përleshje...

KF Vjosa ka denoncuar sjelljen e trajnerit të Vushtrrisë, Armend Dallkut, gjatë ndeshjes së sotme të zhvilluar në Shtime.

Sipas klubit, gjatë ndeshjes, Dallku ka përdorur fjalë fyese dhe të papërshtatshme ndaj referëve, trajnerit të Vjosës dhe kryesisë së klubit, duke nxitur tension te tifozët e tij.

Kjo ka rezultuar në incidente ku disa tifozë janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale.

KF Vjosa thekson se veprime të tilla janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk përfaqësojnë frymën e vërtetë të futbollit.

Klubi bën thirrje që Komisioni Disiplinor të marrë masa ndaj trajnerit, për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla dhe për të ruajtur “fair-play” në sport.

“Futbolli duhet të fitohet me lojë të ndershme, e jo me fyerje dhe nxitje të dhunës,” thuhet në njoftimin zyrtar të Vjosës./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz