BallinaRegjionaleKF LLapi- KF Drenica, gurët e tifozëve lëndojnë gazetarin e sportit në...

KF LLapi- KF Drenica, gurët e tifozëve lëndojnë gazetarin e sportit në Klan Kosova

Të ngjajshme

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Në aksidentin me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në...

Parashikimi i motit gjatë fundjavës

 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Pse dekreti i Presidentes ishte i domosdoshëm

Shkruan Kolë Krasniqi Në momentet kur institucionet bllokohen dhe Kushtetuta...

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën

Zëdhënësi më i lartë ushtarak i Iranit ka paralajmëruar...

Jon Ajeti, gazetari i Klan Kosovës i cili e ka përcjellë ndeshjen e Superligës mes Llapit dhe Drenicës është lënduar në momentin kur disa tifozë kanë filluar ta gjuajnë me gurë, njofton Klan Kosova.

Ajeti është dërguar në emergjencë në QKUK pasi ka marrë lëndime në ballë nga goditjet.

Kryeredaktori i sportit në Klan Kosova,Valon Krasniqi ka thënë se gjendja shëndetësore e Ajetit është e mirë.

Krasniqi ka shpjeguar  në detaje rrethanat se si ka ardhur deri te goditja.

“Pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Drencia në Podujevë, tifozët janë futur në fushë dhe gazetari Jon Ajeti është goditur me gur derisa ka qenë duke i marrë intervistat.

“Gjendja e tij është e mirë dhe është jashtë rrezikut. Janë duke iu bërë disa fotografime”.

“Gazetarët e sportiti nuk kanë kushte të punës, janë pa mbrojtje, ata kanë pas problem edhe me xhiru e leje më gjërat tjera”.

“Joni duke tentuar të marrë deklarata është goditur nga tifozët e njërës palë, që akoma nuk po dihet se cilët janë”, ka thënë Krasniqi.

 

18035066_1368355266588415_867122230_n

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz