BallinaRegjionaleMitrovicëKëto projekte do të realizohen në Mitrovicë

Këto projekte do të realizohen në Mitrovicë

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj është pritur në takim nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.

Ministrja Reshitaj ia dorëzoi kryetarit Bahtiri listën e projekteve që Ministria e saj do t’i realizojë në vitin 2018 e që janë: Kopshti Botanik; Ujësjellësi Shipol-Brus; Kanalizimi dhe ujësjellës të tjerë; Kanalizimi në Frashër, Rregullimi i shtratit të lumit Ibër; Rregullimi i shtratit të lumit Sitnicë dhe Ndërtimi i shtëpisë së peshkatarëve në liqenin akumulues në Suhadoll.

Përveç këtyre projekteve, Reshitaj tha se ministria e saj në bashkëfinancim me Komunën do të realizojnë  edhe këto projekte: Fuqizimi i inspektoratit; Menaxhimi i mbeturinave dhe Krijimi i zonave të reja të gjelbëruara, njofton Klan Kosova.

Kryetari Bahtiri, e falënderoi Reshitajn për mbështetjen.

“Unë ju falënderoj shumë për interesimin e jashtëzakonshëm që po tregoni për Mitrovicën dhe qytetarët e saj”.

“Ne jemi mirënjohës që ju si drejtuese e MMPH-së keni vlerësuar se Mitrovica ka nevojë për mbështetje dhe keni marrë vendim që të realizoni një numër të madh të projekteve”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz