Këto janë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Francë

Ministria e Brendshme e Francës ka kumtuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Francë, në bazë të 97% të votave të numëruara. Centristi Emmanuel Macron kryeson me 23,86% të votave i pasuar nga kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, me 21,43% të votave.
Këta dy kandidatë do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve më 7 maj. Kandidatët e tjerë morën këto përqindje të votave: kandidati republikan, Francois Fillon, mori 19,94% të votave, kandidati ultra i majtë, Jean Luc Melenchon, mori 19.62% të votave, ndërsa kandidati socialist, Benoit Hamon, mori vetëm 6.35% të votave ani se presidenti aktual në Francë, Francois Hollande, është nga kjo parti. Në zgjedhje morën pjesë edhe 6 kandidatë të tjerë me përqindje të vogël të votave, raporton Gazeta Express.
Mediat raportojnë se këto janë zgjedhjet e para presidenciale franceze në disa dekada ku nuk do të ketë pjesmarrje në balotazh të partive tradicionale franceze që dhanë presidentë, republikanët dhe socialistët.
E veçanta tjetër e këtyre zghedhjeve ishte saktësia e madhe e sondazheve të agjensive të ndryshme që ishin mjaft të përpikta në parashikimet e tyre. Të gjitha sondazhet i kishin dhënë përparësi fituesit të raundit të parë, Emmanuel Macron, me rreth 24% të votive, ndërsa për Le Pen parashikimi ishte në 22%.

Lexo edheRezultatet e para nga zgjedhjet në Francë
Sondazhet parashikojnë një fitore të lehtë të Macron ndaj Le Pen, me rezultat 64% ndaj 36% në favor të kandidatit centrist në përballjen e tyre në balotazh më 7 maj. /GazetaExpress/.














