Këta janë disa nga emrat e kandidatëve për deputetë të PDK-së në Skenderaj
BILLI

Lexo edheLajmi i Fundit nga Skenderaj: PDK ndryshon listën e kandidatëve për deputet në momentin e fundit, ky është emri i ri që i hyri garës (FOTO)

Mbrëmë është mbyllur afati i fundit për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Disa nga subjektet politike shfrytëzuan minutat e fundit për dorëzimin e listave të tyre zgjedhore. Kështu veproi edhe PDK-ja e Kadri Veselit, por nuk bëri publike listën me kandidatë as rreth 24h pas dorëzimit të saj në KQZ.
Media nga burime brenda PDK-së mëson se lista e tyre pritet të ndryshohet të hënën, duke i zëvendësuar disa nga emrat që ndodhen në listën për certifikim, me emra të rinjë.

Lexo edheLajmi i Fundit nga Skenderaj: PDK ndryshon listën e kandidatëve për deputet në momentin e fundit, ky është emri i ri që i hyri garës (FOTO)
Por, disa nga emrat që mbeten të paprekshëm siç merr vesh media janë ata të Komunës së Skenderajt, ku ndryshe njihet si bastion i PDK-së.
“Ganimete Musliu, Evgjenie Thaçi, Fadil Nura, Bekim Haxhiu, Mergim Lushtaku e Blerta Deliu, janë disa nga emrat që nuk do të ndryshohen në listën e dërguar në KQZ, kurse disa të tjerë mund të zëvendësohen me kandidatë të rijnë që garojnë për herë të parë për deputetë”, pohon ky burim brenda PDK-së.