Lajmi i Fundit nga Skenderaj: PDK ndryshon listën e kandidatëve për deputet në momentin e fundit, ky është emri i ri që i hyri garës (FOTO)
01

Lexo edheMbi 120 anëtarë të AAK-së në Vushtrri i bashkohen PDK-së

Gjatë ditës së djeshme Drenica Press, kishte informacione se në vend të Fadil Nurës do të garonte ish gjenerali, Jakup Nura, por mësohet se në momentet e fundit Jakup Nura është tërhequr nga gara dhe vendin ia ka lëshuar, Fadil Nurës, ish nënkryetarit të Komunës së Skenderajt.
Kujtojmë se Fadil Nura ishte Nënkryetar i Komunës së Skenderajt e pas zgjedhjeve të fundit ai është emëruar Zëvendës Ministër në Ministrinë e Drejtësisë.
Nga PDK thuhet se Fadil Nura është prurje e re për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës si një kuadër i përgatitur profesionalisht, sidomos në fushën e udhëheqjes së qeverisje lokale dhe në fushën e drejtësisë./DRENICA PRESS/

Lexo edheMbi 120 anëtarë të AAK-së në Vushtrri i bashkohen PDK-së
