Këta dy emra në PDK po lakohen si kandidatë potencial për kryetar të partisë

Anëtari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thënë se ende askush nuk e ka shpallur kandidaturën për të parin e PDK’së.
Ai ka dhënë informacione për mbledhjen e sotme të PDK’së, derisa ka pohuar se po përflitet shpallja e kandidaturës për kreun e PDK’së nga Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi.
“Temë qendrore sot janë parapërgatitjet për konventën zgjedhore. Në kuadër të partisë ekziston një komision që po e përgatit konventën. Më 1 korrik është afati i fundit i paraqitjes së kandidaturës. Ende nuk kemi një kandidaturë zyrtare. Kandidatët e moçëm duhet të shpallin kandidaturat sa më shpejtë. Deri tani s’ka asgjë zyrtare, ka përfolje edhe për zotin Hoxha edhe për zotin Krasniqi”, ka thënë ai për T7.

Lexo edheSkenderaj – Varroset veterani i UÇK-së që u gjet i varur me litar në mal
Cakolli tutje ka thënë se ai do të kërkojë që kandidatët të shpallin sa më shpejt kandidaturat e tyre, pasi që një ngjarje e tillë është shumë e rëndësishme për gjithë vendin.
“Zgjedhja e kryetarit është ngjarje për tërë Kosovën. Unë do të kërkoj që kandidatura të shpallet sa më shpejtë që është e mundur. Gara është e hapur, të gjithë ata që i plotësojnë kriteret mund të kandidojnë”, ka shtuar ai














