Kështu vriten ata që kundërshtojnë të marrin pjesë në grupin terrorist PKK/PYD (Video+18)

Një video e publikuar në rrejte-sociale të grupit terrorist YPG, dega e armatosur e PYD-së, ku shihet se si një pjesëtarë e këtij grupi terrorist vret një grua e cila sipas zyrtarëve të agjencisë FSA nuk e kishte pranuar të behet pjesë e organizatës terroriste PYD/YPG.
Sipas ‘FSA-Media’, ngjarja ka ndodhur në provincën Deyrizor konkretisht ne afërsi të fshatit Bahar, zona e kontrolluar nga terroristët e PKK/PYD-së dhe terroristi i cili gjuan me armë quhet Cakdar.
Videoja për një kohë shumë të shkurtër ka mbledhur reagime masive nga opozitaret sirian të cilët janë betuar për hakmarrje, transmeton Gazeta e Re.
Ne anën tjetër një detaj i rëndësishme është vërejtur në video, arma me të cilën gjuan terroristi është i tipit automatik i kategorisë së rëndë të prodhimit amerikan.

Lexo edhe“Gjahtarja e Detit”, luftanija e SHBA që shkatërron nëndetëset armike (Video)
Organizata separatiste terroriste PYD/PKK, në Afrin të Sirisë dihet se zbaton një politik të rreptë për të rekrutuar me forcë qytetarët ku kryesisht të rekrutuarit janë fëmijë. Sipas agjencisë ndërkombëtare AJ+, numri i të arratisurve nga kampet e terroristëve ka arritur në 114.
Ndryshe, më 20 janar, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë. Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.














