“Gjahtarja e Detit”, luftanija e SHBA që shkatërron nëndetëset armike (Video)

Marina e SHBA-ve është e vendosur që këtë vit të nxjerrë në det të hapur një luftanije me pilot automatik që mund të zbulojë dhe ndjekë nëndetëset armike.
E quajtur “Gjahtarja e Detit”, anija prej 40 metrash është projektuar për të udhëtuar me mijëra kilometra në det pa asnjë anëtar ekuipazhi në bord.
Një prototip i kësaj anijeje që do të kthehet në makthin e nëndetëseve në detet e hapura është transferuar zyrtarisht në Marinën e SHBA-ve.

Anija aktualisht është një platformë mbikëqyrjeje dhe nuk ka armë në bord. Ajo mund të arrijë shpejtësinë prej 27 nyjesh dhe përdor kamera dhe radarë për të gjetur vendndodhjen e armiqve.
Anti-nëndetësja mund të bashkohet me operacionet detare aktive në fillim të këtij viti dhe do t’i hapë rrugën një epoke të re në prodhimin e anijeve të luftës.

Pas dy vitesh testimi, Agjencia e Mbrojtjes së Avancuar (DARPA) zyrtarisht e ka transferuar anijen në Zyrën e Kërkimit Detar (ONR).
Lexo edheBiznesmeni francez paguan “gjobat e burkës” në Austri
ONR do të vazhdojë të zhvillojë mjetin prototip dhe kur të hyjë në shërbim, anija do të operojë për rreth 30 deri 90 ditë në det pa ekuipazh.
“Gjahtarja e Detit” ka dy motorë diezel, kushton rreth 20 milionë dollarë dhe harxhon rreth 20,000 dollarë për një ditë në shërbim, duke qenë dukshëm më pak e shtrenjtë se sa anijet e drejtuara nga ekuipazhi.

Alexander Walan, një menaxher i programit në Zyrën e Teknologjisë Taktike të DARPA (TTO), tha se prodhimi i saj shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë dhe aftësive autonome të USV në shkallë të gjerë.
Ekspertët thonë se anija ka potencial për të revolucionarizuar jo vetëm shërbimin detare ushtarake, por edhe anijet tregtare. Prototipi me madhësi të plotë mund të hapë rrugën për zhvillimin e anijeve të ngarkesave pa ekuipazh për industrinë komerciale të anijeve.
5 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)














