BallinaLajmeKëshilltari i Ramushit: Emërimet në AKI u bënë për t’iu shmangur vakuumit...

Këshilltari i Ramushit: Emërimet në AKI u bënë për t’iu shmangur vakuumit institucional

Të ngjajshme

Komuna e Gjilanit mbështet me nga 100 euro nënat lehona për vitin 2026

Komuna e Gjilanit ka vendosur të mbështesë financiarisht nënat...

KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lokale dhe për Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 39-të...

Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së

Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër thirrjen e seancës së...

“Shpikje e re”, “sillni emrat”, Haxhiu përplaset me opozitën rreth seancës që e thirri VV

Në seancën plenare të Kuvendit pati replika mes kryeparlamentares...

Erolld Belegu i cili është këshilltar për Ekonomi i kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë se dy emërimet e fundit në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë janë bërë për t’iu shmangur vakuumit institucional që po krijohet pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kështu ka thënë ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova duke shtuar se Qeveria e ardhshme do ta ketë mundësinë që ta emërojë dikë tjetër duke respektuar ligjet në fuqi.

“Sot është arritur një dakordancë për emërimet në dy pozitat – numër një dhe tre në AKI. Natyrisht kjo është bërë që të mos krijohet vakuum institucional”.

“Me largimin e Shpend Maxhunit nga pozita e drejtorit, në AKI ishte vetëm zonja numër dy dhe tani Kryeministri Haradinaj e ka shfrytëzuar të drejtën e tij”.

“Nuk kam pritur reagim tjetër; megjithatë duhet të vlerësohen personalitetet e zgjedhura. Burimi Ramadani ka qenë nëpër disa mekanizma të sigurisë dhe ka pasur lëvdata për punën e tij. Mendoj se ai është meritor për pozitën që e ka marrë”.

“Gjithashtu edhe Kreshnik Gashi  e ka kryer punën mirë në Bordin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe nuk ka pasur ndonjë vërejtje. Kjo ka ndodhur për shkak se formimi i Qeverisë ende nuk ka ndodhur pas zgjedhjeve të 6 tetorit dh Kryeministri i ri do të ketë mundësinë ta vendosë dikë tjetër në bashkëpunim me presidentin”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz