back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeKërkohet paraburgim për gjykatësin në Skenderaj dhe zyrtarin policor të arrestuar nën...

Kërkohet paraburgim për gjykatësin në Skenderaj dhe zyrtarin policor të arrestuar nën dyshimin për korrupsion

Të ngjajshme

IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

“Llogaridhënia përballë Skandaleve Qeveritare” është raporti që ka publikuar...

Fushata e partive në Gjermani, ambasada gjermane del me njoftim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se aktivitetet...

Ndalohet i dyshuari në Podujevë për kontrabandë të kafshëve nga Serbia

Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar dje...

Intervenojnë ekipet, në këto zona të Prishtinës do të ketë reduktime uji

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në...

Rozeta Hajdari i ikë drejtësisë, nuk paraqitet para Gjykatës

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari...

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka konfirmuar se një ditë më parë është arrestuar gjykatësi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, Rafet Ismajli, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Bashkë me të, është arrestuar edhe një zyrtar policor, i dyshuar për marrje të ryshfetit.

Lajmin për arrestimin e tyre, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, prokurori special, Blerim Isufaj.

Ai ka thënë se gjatë së premtes do të paraqes edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për dy të arrestuarit.

Isufaj ka thënë se detajet tjera rreth këtij rasti, do t’i paraqes në kërkesën për caktimin e paraburgimit.

Kurse, Policia e Kosovës, në një komunikatë për media, ka njoftuar se nën dyshimet për vepra penale të korrupsionit, është arrestuar nga Policia e Kosovës, një gjykatës në Departamentin Penal të Gjykatës Themelore në Mitrovicë-Dega në Skenderaj dhe një zyrtar policor në mbrëmjen e 26 shtatorit.

Ata dyshohen për tri vepra penale të korrupsionit dhe atë për “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”,“ marrje ryshfeti” dhe “ushtrim i ndikimit”.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas pesë muajve të zhvillimit të hetimeve profesionale dhe aplikimit të masave të përcaktuara sipas KPPRKS-së, nga hetuesit rajonal për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë ka siguruar informacione relevante që kanë pasqyruar abuzimin e funksioneve gjyqësore, gjegjësisht veprime që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Gjatë aplikimit të masave dhe veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi të bazuara për inkriminimin e dy zyrtarëve; një gjyqtari në Departamentin Penal të Gjykatës Themelore në Skenderaj (potencuar më lartë) dhe të një zyrtari policor”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se zyrtari policor menjëherë është suspenduar dhe në kuadër të veprimeve të mëtejme është njoftuar dhe përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Dy personat e dyshuar dhe tani më të arrestuar janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent të njëjtëve iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedura të mëtejme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz