BallinaLajmeKërcënoi me vrasje gazetarin Vehbi Kajtazi, arrestohet 61-vjeçari nga Mitrovica Veriore

Kërcënoi me vrasje gazetarin Vehbi Kajtazi, arrestohet 61-vjeçari nga Mitrovica Veriore

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka njoftuar se një person është arrestuar pasi që i njëjti ka kërcënuar me vrasje gazetarin Vehbi Kajtazi.

AGK bën të ditur se policia e ka arrestuar të premten Hysni Menxhiqin, 61 vjeçar nga Mitrovica Veriore, pas disa ditësh kërkimi.

Të arrestuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

‘‘AGK-ja është e shokuar dhe thellësisht e shqetësuar me përmbajtjen kërcënuese për jetë ndaj Kajtazit, dhe mirëpret arrestimin e personit në fjalë nga Policia e Kosovës’’, thuhet në postim.

Postimi:

Arrestohet një person pas kërcënimit me vrasje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten Hysni Menxhiqin, 61 vjeçar nga Mitrovica Veriore, pas disa ditësh kërkimi, për shkak të një kërcënimi të rëndë me vrasje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, themelues i portalit “Paparaci”.  Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

“Vehbi tkanxan ne tuli far pozicioni ne prishtin tkam lirue patu qkye ftyra epatu qkye barku ap pate hi thesi ne krye trathtar sherbys i serrbis”, thuhej në mesazhin që Menxhiqi ia ka shkruar Kajtazit në rrjetin social Facebook.

AGK-ja është e shokuar dhe thellësisht e shqetësuar me përmbajtjen kërcënuese për jetë ndaj Kajtazit, dhe mirëpret arrestimin e personit në fjalë nga Policia e Kosovës.

AGK-ja pret që Prokuroria të procedojë shpejt me ngritjen e aktakuzës për këtë kanosje serioze ndaj jetës së Kajtazit dhe që të zhvillohet një proces për vendosjen e drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz