BallinaLajmeBajrami: Kurti po kërkon të shkelet Kushtetuta për dikë që as hipotetikisht...

Bajrami: Kurti po kërkon të shkelet Kushtetuta për dikë që as hipotetikisht s’e njeh Kosovën

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Deputeti i partisë serbe të Kosovës, “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, nuk ka shprehur gatishmëri që të njohë shtetin e Kosovës, në rast se një ditë ai do të bëhej president i Serbisë.

Ai u pyet për një skenar hipotetik kur në të ardhmen do të bëhej kreu i shtetit serb, se a do ta njihte shtetësinë e Kosovës.

Për këtë ka reaguar shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se Kurti po kërkon të shkelet Kushtetuta e Kosovës për dikë që as hipotetikisht s’e njeh pavarësinë e vendit.

“Albin Kurti po kërkon nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të shkelin Kushtetutën e Republikës së Kosovës për të bërë nënkryetar të Kuvendit një person i cili as hipotetikisht nuk e njeh Kosovën, sepse ajo është në preambulën e Kushtetutës së Serbisë. Kaq sa i përket ”patriotizmit” të Albin Kurtit dhe partisë së tij”, shkroi Bajrami.

Nenad Rashiqi tash e dy herë po tenton që të zgjidhet nënkryetar i kuvendit nga pakicat serbe, por që në të dy rastet ka dështuar pasi mori vetëm 56 vota.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz