BallinaRegjionaleMitrovicëKërcënohet me jetë gazetari Musa Mustafa, përmes një mesazhi në gjuhën serbe...

Kërcënohet me jetë gazetari Musa Mustafa, përmes një mesazhi në gjuhën serbe (Foto)

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Gazetari Musa Mustafa është kërcënuar me jetë, përmes një SMS-je të dërguar në gjuhën serbe nga një numër i operatorit IPKO.

Kërcënimi ka ndodhur të martën në orët e mbrëmjes.

Mustafa ka treguar se rastin e ka paraqitur edhe në polici, pasi që atij përmes sms-it i është kërcënuar edhe familja.

Mesazhin kërcënues e ka prezantuar portali Veriu.info.

“Sot në mbrëmje kam marrë një kërcënim përmes një sms-i në telefon, se do të vritem dhe se do të ma zhdukin edhe familjen. Në këtë kërcënim më tutje thuhet se do të më zhdukin edhe ‘farën’ shqiptare, nëse shkruaj më kundër serbëve. Sms-i është dërguar në gjuhen serbe nga një numër i IPKO-së, që sipas policisë tani më nuk është i qasshëm në rrjet. Rastin e kam paraqitur ne Stacionin e Policisë në jug të Mitrovicës, ndërsa për këtë kërcënim është njoftuar edhe Prokurori”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Ai konsideron se kërcënimi ka të bëjë me një seri shkrimesh që i ka bërë, e që kanë të bëjnë me funksionimin e strukturave paralele të Policisë së Serbisë në veriun e Kosovës, funksionimin e grupeve te strukturave ruse si ushtria kozake, grupeve çetnike, si dhe shkrimeve që tregojnë se si funksionon krimi i organizuar nën udhëheqjen e Zvonko Veselinoviqit, Millan Radonjqiqit e Zoran Millojeviqit, i njohur me nofkën ‘Zela’.

Musa Mustafa ka punuar rreth 18 vjet në Koha Ditore si korrespodent nga Mitrovica, ndërsa me gazetari merret që 23 vjet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz