Kërcënimi i Trumpit me shkatërrim të civilizimit iranian, deklarohet zëdhënësja e Qeverisë së Iranit
dp

Lexo edhePresidenca me llogari të reja në rrjete sociale, Çitaku: Hallet e vërteta janë çmimet e larta, pagat e ulëta, pensionet poshtëruese…

“Ruajtja e paqes dhe sigurisë së popullit është prioritet kryesor i Qeverisë dhe kërcënimet nuk do ta çrregullojnë qetësinë publike. Dera e dialogut hapet me respekt, shtegu i ngushtë i kërcënimeve, vogëlsisë dhe turpërimit nuk janë rrugëdalje” – i tha agjencisë IRNA zonja Mohajerani, transmeton televizioni CNN.
“Të kërcënosh një civilizim është, më shumë se çdo gjë tjetër, shenjë e padijes për historinë e një kombi që në mënyrë të përsëritur ka tejkaluar kriza dhe vazhdon të qëndrojë” – shtoi zëdhënësja iraniane.
Më herët të martën, sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha se do të ketë “më shumë lajme më vonë sot”, kur u pyet nga televizioni CNN nëse ai pret që Irani të ulet në tavolinën e bisedimeve.

Lexo edhePresidenca me llogari të reja në rrjete sociale, Çitaku: Hallet e vërteta janë çmimet e larta, pagat e ulëta, pensionet poshtëruese…