back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeKëpucët e Kosovës tash edhe në Serbi e Rumani

Këpucët e Kosovës tash edhe në Serbi e Rumani

Të ngjajshme

PDSH e Menduh Thaçit nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare vendosi që të mos...

Zjarr masiv në malet e Skenderajt, rrezikohen disa fshatra (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshirë sot pasdite malet...

Aksident në rrugën Dragash-Prizren, përfshihen tri vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Pas takimit Trump-Putin, shefi i NATO-s udhëton nesër në Washington

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të...

Fabrika e këpucëve Solid në Suharekë ka nisur me sukses eksportin e parë të këpucëve për në Rumani dhe Serbi përkundër faktit se këto dy shtete ende nuk e kanë pranuar shtetësinë e Kosovën.

Në nisjen e eksporteve kanë marr pjesë edhe një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve i udhëhequr nga kryetari Agim Shahini.

Sipas njoftimit, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se eksporti i prodhimeve “Made in Kosova” për në Rumani dhe Serbi, shtete këto që se kanë njohur Kosovën ka rëndësi të madhe. Sipas tij kjo po bëhet falë diplomacisë ekonomike të Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Edhe pse vështirësitë për qarkullim në këto dy shtete janë evidente, bizneset e tyre po i vlerësojnë lart prodhimet e Kosovës”, tha Shahini.

Ai tha se AKB-ja në vitin 2012 e këtej kanë lobuar fuqishëm në Rumani, që prodhimet e Kosovës të eksportohen atje. Kjo është një rezultat dhe e arritur për të gjithë Kosovën.

“Prodhimi cilësor ka gjetur ato tregje dhe kjo është një rezultat i fuqishëm që produktet e Kosovës të depërtojnë atje ku as institucionet e shtetit e shpesh herë as qytetarët nuk arritur të depërtojnë”, tha Shahini.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se institucionet tona duhet ta ndërrojnë mentalitetin për avancimin e prodhuesve vendës, në atë mënyrë që të marrin tregje të huaja dhe të rritet fuqia konkurruese.

Ai tregoi se prodhuesit po përballen me vështirësi të shumta dhe që institucionet e kanë për obligim që të krijojnë klimë më të favorshme për prodhuesit vendës e të cilët janë ardhmëria e vendit.

Ahmet Kuqi, nga fabrika e këpucëve Solid tha se po nisin eksportin e mbi dy mijë palë këpucësh për në Rumani dhe mbi një mijë palë të tjera për në Serbi.

“Eksporti po realizohet me mbishkrimin apo deklaracionin ‘Made in Kosova’. Për në Rumani po eksportojmë për herë të parë, ndërsa në Serbi po vazhdojmë eksportet tash tre vjet me radhë dhe pa asnjë problem do të vazhdojë eksporti”, tha Kuqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz