back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaKulturëKëngëtarja e njohur po ndihet e lumtur pranë miliarderit mysliman

Këngëtarja e njohur po ndihet e lumtur pranë miliarderit mysliman

Të ngjajshme

Ronaldo uron bashkëshorten: “Gëzuar ditëlindja gruaja e jetës sime!”

CR7 tregohet mjaftë i kujdesshëm për datat e rëndësishmë...

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Rihanna ka dhënë një intervistë tjetër të rrallë, këtë herë në revistën Vogue, ku foli për marrëdhënien e saj me miliarderit Hassan Jameel (pa e emëruar atë me emër, siç është stili i saj), dhe konfirmoi për herë të parë se thashethemet ishin të vërteta.

Komentet e këngëtares së njohur për të dashurinë e saj ishin të shkurtra. “Po, unë po takohem. Unë jam në një marrëdhënie ekskluzive për ca kohë, dhe po shkon vërtet mirë, kështu që jam e lumtur“, tha këngëtarja.

Rihanna dhe Hassan, një biznesmen saudit, kanë qenë së bashku për dy vjetët e fundit. Ajo gjithashtu konfirmoi se dëshiron fëmijë, duke thënë “pa dyshim“.

Rihanna në fillim të vitit kishte dhënë një intervistë për revistën Interview. Ajo i tha Sarah Paulson se “natyrisht” që ishte e dashuruar me Hassan.

Kur u pyet nëse kanë planifikuar të martohen, Rihanna u përgjigj: “Vetëm Zoti e di atë, vajzë. Ne planifikojmë dhe zoti qesh, apo jo?“.

Të Fundit

Sport

ShowBiz