back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeKëngëtari i njohur kosovar largohet nga puna me vetdëshirë në Telekomin e...

Këngëtari i njohur kosovar largohet nga puna me vetdëshirë në Telekomin e Kosovës

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta doktor Faik Hima

Në moshën 83-vjeçare, sot ka ndërruar jetë Prof. Dr....

Lista Serbe e akuzon KQZ-në për “manipulim politik”

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në...

Arrestohet zyrtari i komunës së Mitrovicës, dyshohet se i shkaktoi dëm buxhetit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njofton...

Kosova sfidon Suedinë në “Fadil Vokrri”, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Suedi,...

Këngëtari i njohur kosovar, Art Abazi është larguar nga puna me vetdëshirë në Telekomin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar artisti për Gazetën Online Reporteri.net, ku ka thënë se ky vendim vjen në kuadër të një pakoje dalëse.

“Po është e vërtetë që jam larguar. Jam pjesë e stafit që ka nënshkruar largimin me vetdëshirë, në kuadër të një pakoje dalëse. Sot e kam nënshkruar përfundimisht marrëveshjen për shkëputje të marrëdhënies së punës”, tha Abazi për Reporteri.net.

Art Abazi në Telekomin e Kosovës punoi për vite të tëra, ndërsa pozita e tij ishte ajo e udhëheqësit kreativ.

Menaxhmeni i PTK-së u ka ofruar një lloj marrëveshje për pensionim të parakohshëm ose largim vullnetar nga puna.

Mjetet financiare për punëtorët që do ta pranojnë njërën nga ofertat pritet të mbulohen nga Qeveria e Kosovës. Deri në fund të prillit të këtij viti, afro 350 punëtorë të Telekomit të Kosovës kanë pranuar deri tani ofertën e Qeverisë për pensionim të parakohshëm ose largim vullnetar nga puna./Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz