back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmePersoni që u gjet i vdekur në parking në Prishtinë është nipi...

Personi që u gjet i vdekur në parking në Prishtinë është nipi i Adem Grabovcit

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në një veturë në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

Burime të Gazetës Express të afërta me viktimën, thonë se personi që u gjet i vdekur sot në një parking nëntokësor në lagjen “Emshir” të Prishtinës është 50-vjeçari N. Grabovci, djali i vëllait të politikanit Adem Grabovci.

Viktima është gjetur pa shenja jete në një parking nëntokësorë. Vendin ku dyshohet se u gjet viktima policia e ka rrethuar me shirita.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit”, ka konfirmuar policia.

Sipas zëdhënësit të policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, në këtë rast ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, mirëpo policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci për Reporteri.net.

Të Fundit

Sport

ShowBiz