Këngëtari i famshëm synon të kandidojë për president të SHBA-së

Reperi amerikan Soulja Boy ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e vitit 2028.
Artisti i hitit “Crank That” publikoi të shtunën një mesazh në Instagram me mbishkrimin “SOULJA BOY 2028”, duke zbuluar interesimin për t’u angazhuar në shërbimin publik, shkruan Indeksonline

Soulja Boy bëri të ditur se ndër prioritetet e tij do të ishin mundësitë ekonomike, reforma në drejtësinë penale, arsimi, si dhe zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Megjithatë, reperi ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën dhe as nuk ka treguar se cilës parti politike do t’i përkiste.

Lexo edhePse munguan Adri dhe Iliriana në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës?
Soulja Boy nuk është i panjohur për skenën politike amerikane. Ai performoi në aktivitetin “Crypto Ball”, të organizuar gjatë ceremonive të inaugurimit të Donald Trumpit në vitin 2025.
Mbetet të shihet nëse kjo deklaratë do të shndërrohet në një kandidaturë të vërtetë apo do të mbetet vetëm një paralajmërim në rrjetet sociale./Indeksonline/














