Nesër myslimanët në mbarë botën festojnë festën e Bajramit.
Për një numër jo të vogël të familjeve myslimane në Kosovë, festa e Bajramit është thjeshtë një ditë tjetër e kalendarit, mungesa e gjërave elementare ua mban peng entuziazmin për këtë festë, shkruan lajmi.net.
Por, artistët e estradës si dhe disa humanistë tjerë kanë marrë iniciativë që të kthejnë sado pak buzëqeshjen edhe të këtyre qytetarëve.
Këngëtari Asim Gashi bashkë me disa miq të tij kanë siguruar 30 pako ushqimore, për 30 familje me nevojë, të cilat i kanë ndarë në fshatrat e Lipjanit, Drenasit dhe në Prishtinë.