BallinaLajmeKelmendi takoi përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Klubit të...

Kelmendi takoi përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Klubit të Prodhuesve të Kosovës

Të ngjajshme

“Tokin” e bëjnë tokë në Ferizaj, tjetër humbje e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka pësuar humbje ndaj Ferizaj me...

Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në parti

Gjatë mbrëmjes së djeshme është mbajtur mbledhje brenda Lëvizjes...

Sali Berisha pritet të kandidoj përsëri për kryetar të Partisë Demokratike

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD Sali Berisha...

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti sot përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, të prirë nga kryetari Safet Gërxhaliu dhe anëtarët e kryesisë së Odës.
Në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, u bisedua për proceset ekonomike dhe angazhimet e Odës Ekonomike bashkë me 36 shoqatat e saj.
Zëvendëskryeministri Kelmendi shprehu përkushtimin e Qeverisë që të adresoj të gjitha çështjet e ngritura dhe së bashku të ofrohen zgjidhje më të mira në funksion të përmirësimit të mëtutjeshëm të klimës së biznesit në Kosovë.
Në takim palët u dakorduan për luftimin e mëtejmë të punësimit joformal, që do t’i hapte mundësi Qeverisë së Republikës së Kosovës të punoj më tutje në lehtësirat fiskale.
“Qeveria e Republikë së Kosovës është e angazhuar që të barazoj akterët ekonomik në Republikën e Kosovës, në veçanti ata prodhues, në raport me akterët tjerë ekonomikë që kanë shitje në territorin e Republikës së Kosovës”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.
Gjatë ditës, zëvendëskryeministri Kelmendi, u takua edhe me Klubin e Prodhuesve të Kosovës, ku prezentë ishin kryetari i Klubit, Visar Kelmendi dhe drejtoi ekzekutiv, Astrit Panxha.
Në takim, me theks të veçantë u bisedua për zhvillimin dhe fuqizimin e prodhimtarisë vendore, politikat fiskale dhe masat stimulative që mund të formohen nga të hyrat e krijuara nga zvogëlimi i informalitetit për të rritur eksportin e prodhimeve të Kosovës jashtë vendit, duke përfituar edhe nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
Zëvendëskryeministri Kelmendi do të vazhdoj takime të ngjashme edhe me asociacionet tjera për të përmbyllur ciklin e kërkesave të arsyeshme që kanë këto asociacione për fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e punësimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz