KEDS sqaron arsyet e ndaljes së rrymës në Kosovë
BILLIPërditësuar më
Lexo edhe“Është një gjurmë e këmbës së një femre në ballkonin prej ku ra Arbnor Dehari” [video]
Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEDS-it, i ka treguar arsyet e ndërprerjes së rrymës në disa zona të Kosovës.
“Bëhet fjalë për ndërprerje të planifikuara, në çdo ditë i njoftojmë qytetarët përmes mediave”.
“Për shkak të punimeve që po kryhen në gjithë Kosovën”. Këto komente Buzhala i ka bërë në Klan Kosova.
“Sigurisht në disa pjesë ndodh, pasi ka edhe ngarkesë të rrjetit si pasojë e keq-shfrytëzimit të energjisë elektrike”.
“Vetëm se duhet t’i njoftojmë qytetarët se asnjë ndërprerje nuk bëhet si pasojë se mungesës së energjisë elektrike, por për shkak të punimeve”.

Lexo edhe“Është një gjurmë e këmbës së një femre në ballkonin prej ku ra Arbnor Dehari” [video]
“Ky projekt për revizionimin e rrjetit ka nisë në gusht, dhe i prek të gjithë qytetarët me rend në secilën pjesë të Kosovës”.
Buzhala i ka ftuar të gjithë qytetarët që ta mirë-shfrytëzojnë energjinë elektrike dhe jo ta keqpërdorin atë.
“Ne jemi të gatshëm që ta kalojmë këtë dimër. Ne nuk bëjmë planifikim të reduktimeve, por planifikim të ndërhyrjes në rrjet, po e përforcojmë rrjetin në mënyrë që të mos kemi probleme”.