BallinaLajmeLajmet e FunditKavaja nderon Josif Budon, heroin e parë të lëvizjes antikomuniste! Rikthehet në...

Kavaja nderon Josif Budon, heroin e parë të lëvizjes antikomuniste! Rikthehet në Shqipëri ish-ambasadori gjerman Werner Daum

Të ngjajshme

PDK mbledh urgjentisht degët dhe mobilizohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës

Pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Demokratike e Kosovës ka...

Ky është hajni që kreu disa vjedhje të rënda në Pejë

Policia e Kosovës sot njoftoi arrestimin e një të...

Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kushtetues

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejdukshëm, synon zgjedhjet në korrik

Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim...

Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-në për tubacion e gaz amerikan

Ambasada e SHBA’së në Bosnje e Hercegovinë ka njoftuar...

Në Kavajë është përuruar shtatorja e Josif Budos, i njohur si heroi i parë i lëvizjes antikomuniste në Shqipëri, i cili u vra nga forcat e Sigurimit më 26 mars 1990. Në ceremoninë përkujtimore mori pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili theksoi se sakrifica e Budos u kthye në simbol frymëzimi për shqiptarët në përballje me diktaturën.

Kavaja, qyteti i kryengritjes së parë antikomuniste më 26 mars, e priti me sakrificën e Josif Budos dhe trimërinë e burrave dhe grave të saj diktaturën. Qëndroi e pamposhtur dhe përcolli me dinjitet heroin e vet në banesën e pavdekësisë” u shpreh Berisha.

Ceremonia solli në Shqipëri edhe ish-ambasadorin gjerman në Tiranë gjatë viteve ’90, Werner Daum – njeriun që hapi dyert e ambasadës gjermane për mbi 3,200 shqiptarë më 2 korrik 1990, duke ndihmuar eksodin drejt lirisë.

“Që në vitin 1988 e kuptova se populli shqiptar nuk donte më të jetonte nën shtypje. Shkëndija që ndezi revolucionin për liri erdhi nga Kavaja. Nuk e kam njohur Josif Budon, por ai u bë simbol i qëndresës dhe ndryshimit”, deklaroi Daum.

Për kontributin e tij historik, ish-ambasadori gjerman u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz