Kapet me drogë një grua në burgun e Dubravës
dp

Lexo edheE vranë biznesmenin Bedri Rexhepi për 30 mijë euro, Jeton edhe Nexhat Vllasaliu dënohem me burgim të përjetshëm

Një grua është arrestuar të martën në Qendrën Korrektuese në Dubravë pasi është kapur me pesë gramë kokainë.
Policia e Kosovës njoftoi se substanca narkotike i është gjetur gjatë kontrollit të saj, derisa me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “posedim i substancave narkotike”.

Lexo edheE vranë biznesmenin Bedri Rexhepi për 30 mijë euro, Jeton edhe Nexhat Vllasaliu dënohem me burgim të përjetshëm
“Një e dyshuar femër kosovare është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 5 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.