back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKapen mbi 25 mijë litra naftë kontrabandë

Kapen mbi 25 mijë litra naftë kontrabandë

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Dogana e Kosovës gjatë javës së kaluar por edhe gjatë kësaj jave pas një pune operative ka arritur të lokalizoj, identifikoi dhe parandaloj kontrabandimin e derivateve në tri aksione të mirë organizuara.

Në aksionin e parë të organizuar njësite e doganës ka arritur të ndalojnë në rrugën Mitrovicë-Pejë, përkatësisht ne fshatin Banjë e Pejës një maune të dyshuar dhe dyshimet rezultuan reale pas kontrolli i cili zbuloj të montuar dy rezervuar të modifikuar special për derivate të naftës me kapacitet nga 10 mijë litra secili, të cilët ishin të mbushur plotësisht.

Mauna është sekuestruar, i dyshuari është intervistuar dhe pas konsultës me prokurorin e Pejës është proceduar kallëzimi penal ndaj të dyshuarit.

Aksioni i radhës ishe në Rajonin e Mitrovicës ku pas marrjes së informate dhe dyshimeve për transport ilegal të naftës njësit e Doganës kanë ndjekur një automjet Ford Tranzit i cili gjate tentimit për tu shmangur nga përcjellja kishte dale nga rruga kryesore ku dhe vozitësi e braktisë automjetin.

Pas kontrollit është gjetur një rezervuar post-fabrikant i ndërtuar posaçërisht për bartjen e derivateve të kontrabanduar dhe ku gjendeshin rreth 4000 litra derivate te naftës. Edhe në këtë rast automjeti dhe nafta janë konfiskuar.

Derisa në rastin e tretë janë në rrugën Lipjan-Prishtinë njësitë e doganës kanë ndaluar për kontroll një kombi transportues ku gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa në atë kombi ishte me mallra si: vaj motorik, vaj transmisionit dhe vaj i frenave në sasi totale prej 1116.5 litra. Derisa për mallrat transportuesi nuk posedonte asnjë dokument prandaj si I tillë I është nënshtruar konfiskimit.

Rezultati i përgjithshëm i këtyre tri aksioneve ishte mbi 25 mijë litra derivate të konfiskuara, tri automjete të konfiskuara si dhe ngritjen e kallëzimeve penale për të dyshuarit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz