back to top
Wednesday, September 3, 2025
BallinaLajmeKanosja me jetë ndaj Kurtit/ Përfundon seanca ndaj Klinakut dhe Selmanit

Kanosja me jetë ndaj Kurtit/ Përfundon seanca ndaj Klinakut dhe Selmanit

Të ngjajshme

Evropa përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat

Shtetet evropiane mund të përballen me një faturë në...

Arifi: Dialogu është në vdekje klinike – Kosova s’ka Qeveri, nuk ka as palë legjitime me bisedu

Ish-kryenegociatori Avni Arifi vlerëson se dialogu mes Kosovës dhe...

Ferizaj: Një 21-vjeçare tenton të hidhet nga ballkoni, ndalohet nga policia

Sot, rreth orës 04:30, policia në Ferizaj ka pranuar...

Një 21 vjeçare tentoi të hidhej nga kati i katërt në Ferizaj, Policia arrin ta shpëtoj atë

Një rast vetëvrasjeje është arritur të parandalohet sot në...

Ka përfunduar seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të dyshuar për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Pjesëmarrës në seancë ishte edhe vet Kurti, i cili pas prezantimit bëri me dije se nuk ka angazhuar avokat dhe do të përfaqësojë veten në këtë rast.

Prokurori i rastit e lexoi aktakuzën, ku u shpalos se të dy, Klinaku dhe Selmani, e kanë kanosur me jetë të dëmtuarin Kurti, nëpërmjet profileve të tyre personale në rrjetin social Facebook.

Në mes të tjerash, u lexuan fjalë për fjalë postimet e Klinakut, që deklaroi se më përpara e vret Albin Kurtin sesa që i lëshon rrugën.

Si Klinaku, ashtu edhe Selmani mohuan akuzat duke u deklaruar si të pafajshëm.

“Konsideroj se nuk ka vepër penale dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kanosje dhe nuk e pranoj”, tha Klinaku.

Edhe i akuzuari tjetër, Nuredin Selmani u deklarua i pafajshëm.

“Jo, nuk e pranoj”, tha ai.

Më pas, gjykatësi Rrahman Beqiri tha se meqenëse nuk ka pranim të fajësisë, mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Ramë Dreshaj dhe Labinot Vata, në afat prej 30 ditësh mund të paraqesin kundërshtim të provave.

Çka thuhet në aktakuzë?

Prokurori i rastit e lexoi aktakuzën që në fillim të seancës.

Sipas saj, Faton Klinaku akuzohet se më 29 gusht 2023, në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime kërcënuese.

“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij sa që tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka bërë por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë. I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin se sa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova. Kosovën nuk duhet e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”, citohet të ketë shkruar Klinaku në Facebook.

Ndërsa, pas reagimeve të opinionit publik lidhur me këtë kërcënim, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Klinaku më 30 gusht 2023 ka përsëritur një shkrim po ashtu me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj tani të dëmtuarit Kurti.

“Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, citohet në aktakuzë të ketë shkruar Klinaku./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz