back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKandidati për deputet i Vetëvendosjes punësohet në Bordin e ri të SHSKUK’së

Kandidati për deputet i Vetëvendosjes punësohet në Bordin e ri të SHSKUK’së

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Qeveria në detyrë Kurti, ka aprovuar vendimin për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe ka emëruar të riun, por një emër i një anëtari të Lëvizjes Vetëvendosje shihet aty, shkruan Gazeta Metro.

Mirsad Shkreta, është emëruar si anëtar i ri i Bordit të SHSKUK”së, së bashku me gjashtë persona të tjerë.

Shkreta ishte kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2017, por që nuk arriti votat e mjaftueshme për të siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës, po ashtu njihet si përkrahës i madh i Albin Kurtit ku edhe mund t’i shini fotot e mëposhtme.

Stomotalogu nga Hani i Elezit, Mirsad Shkreta, është emëruar po ashtu edhe shef i kabinetit të ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia.

Shkreta më parë ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, por ai braktisi PDK’në dhe ju bashkua më 2014 Lëvizjes Vetëvendosje.

Anëtarët e tjerë të Bordit të ri janë Agreta Gecaj- Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës, Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë, Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor.///gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz